Kryetari i LSDM, Zoran Zaev, gjatë emisionit “Rruga drejt” në Alsat-M ka folur rreth shumë çështjeve në vend. Ai tha se qëndrimet e OBRM-PDUKM-së rreth formimit të qeverisë së re nga LSDM-ja janë për të shpëtuar kryesinë e saj, siç i quajti kriminele, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Askush nuk na sulmon e askush nuk na rrezikon shtetin. Eej a jeni normal, nga kush rrezikohet shteti? Shteti rrezikohet vetëm nga politikanë budallenj. Kush do na merr shtetin? Askush”, tha Zaev.
Ai gjithashtu tha se është i gatshëm që të bashkëqeverisë me gjitha paritë politike shqiptare, por kjo sipas tij, varet nga vendimet e tyre brendapartiake./Telegrafi/