Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot në selinë e partisë së tij u takua me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Hasan Mehmet Sekizqok.
Zaev, sipas njoftimit të LSDM-së, uroi ambasadorin për funksionin duke i dëshiruar mandat të suksesshëm dhe duke shpresuar se marrëdhëniet e mira fqinjësore do të avancohen, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Për ne Turqia është ndër vendet më mike. Nuk e harrojmë përkrahjen që Turqia e ka dhënë në momente kyçe për vendin tonë por e vlerësojmë ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë mike”, tha Zaev.
Ai tha se ka bashkëpunim ekonomik me Turqinë dhe se Turqia është ndër investitorët më të mëdhenj në Vend dhe ndikon pozitivisht në uljen e papunësisë, rritjen e pagave dhe rritjen ekonomike.
Sipas tij, investimet e reja turke dhe ato të mëhershmet janë të kënaqura me biznesin në Maqedoni dhe kjo do të thotë inkurajim për biznesmenët e rinj nga Turqia të investojnë në Maqedoni.
Në bisedë, Zaev ka folur edhe për procesin euro-integrues të vendit duke falënderuar Turqinë për përkrahjen e integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Ambasadori Sekuzqok theksoi se Turqia vazhdon të përkrahë Maqedoninë e Veriut duke theksuar shprehur kënaqësinë që këto dy shtete do të jenë partnerë në NATO.
Ambasadori i Turqisë theksoi se interes i dy vendeve është që të ketë bashkëpunim më të madh ekonomik dhe për këtë shkak inkurajohen biznesmenët turk që ta shfrytëzojnë potencialin që të investojnë sa më shumë në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/