Kryeministri Zoran Zaev beson se së bashku me opozitën maqedonase do të miratohet Ligji i ri për Prokurori Publike.
Sipas tij, ligji i ri përmban mbi 80 për qind të propozimeve të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ligji i ri për Prokurori Publike përmban mbi 80 përqind të propozimeve të partisë më të madhe opozitare OBRM-PDUKM. Në propozim ka bashkim të PSP-së me Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe kjo siguron të ardhme. Pres të dakordohemi”, tha Zaev duke shtuar se ditët janë të numëruar dhe se për këtë çështje ka bisedime tashmë një vit.
Sinqershit, thotë Zaev, bashkërisht me opozitën, me konsensus do të sigurojmë Ligjin e ri për Prokurori Publike.
Ai dërgoi edhe një porosi deri tek institucionet kompetente të gjejnë zgjidhje për ushtrues detyre në PSP-së dhe të mos lejohet asnjë lëndë të rrezikohet./Telegrafi/