Site icon Telegrafi

Zaev: Shpresoj se deri më 24 mars do të ketë qeveri të re (Video)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, shpreson që më 24 mars të ketë qeveri të re në Maqedoni. Këtë e tha ai për gazetarët pas përfundimit të dëshmisë së tij në Prokurorinë publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shprehet se nuk do të lejojë që të kalojnë 20 ditë për t’u formuar qeveria e re e vendit. Ai thekson se do të dëshironte që edhe më herët të ketë qeveri, por fillimisht duhet që Kuvendi të vazhdojë me seancën konstituive, pastaj të dakordohet edhe Komisioni për zgjedhje dhe emërime, që është pika e tretë e rendit të ditës./Telegrafi/

Exit mobile version