Site icon Telegrafi

Zaev shpreh pakënaqësi dhe revoltë për mos marrjen e imunitetit Veljanoskit

Kryeministri Zoran Zaev ka komentuar anulimin e seancës së mbrëmshme të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, në të cilën duhej të vendosej për heqjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanoskit.

Zaev thotë se Kuvendi është dashur të ndjek praktikën e deritanishme në lidhje me vendimet për marrjen e imunitetit. Sipas tij, me këtë do të tregohej se gjithë deputetët janë të barabartë dhe do t’i jepej mundësia për vendosje gjykatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu LSDM bojkoton kryetarin e Kuvendit, nuk shkojnë në takim koordinues

“Procedurat dhe rregullat duhet të vlejnë njëjtë për çdo deputet, pa dallim nëse është ish-kryetari i Kuvendit ose jo. Pasi duam që qytetarëve t’ju dërgojmë mesazh se janë të barabartë para ligjit, ndërsa tjetra është punë e organeve gjyqësore. Në lidhje me atë që ndodhi mbrëmë shpreh pakënaqësi dhe revoltë të madhe”, tha Zaev, i cili mori pjesë në prezantimin e Planit operativ për punësim për vitin 2019.

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në seancën e mbrëmshme nuk e vendosi në votim pikën për marrjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanoskit, ndërsa sot theksoi se shkak për këtë ishin sjelljet e deputetit të shumicës parlamentare Muhamed Zekiri./Telegrafi/

Exit mobile version