Kryeministri Zoran Zaev sot u bëri thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë ditën e fundit nga “Fundjavë pa TVSH” për blerjen e prodhimeve ose shërbimeve vendore, si dhe për pajisje kompjuterike.
“Me skenimin e llogarive përmes aplikacionit TVSH-jaIMe (në afat prej 3 ditëve nga dhënia e llogarisë fiskale) do t’u kthehet tërë vlera e TVSH-së së llogaritur nga prodhimet dhe shërbimet vendore dhe nga pajisjet kompjuterike. Ta mbështesim ekonominë vendore, të blejmë prodhime vendore”, ka shënuar në profilin e tij në Facebook, kryeministri Zoran Zaev.
Ndryshe, Inspektoriati i tregut, policia, inspektorati shëndetësor dhe inspektorati sanitar do të bëjë kontrolle të shtuara nëpër vendet ku do të zhvillohet blerja e mjeteve dhe shërbimeve që janë pjesë e ofertës për fundjavë pa TVSH.
Inspektoratet dhe policia do të kontrollojnë subjektet juridike për të parë a i plotësojnë kushtet higjienike dhe a i përmbushin kushtet për mbrojtje nga pandemia. /Telegrafi/