Spanja mbetet përkrahës i fuqishëm i politikave të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO, tha sot ambasadori i posa emëruar Emilio Lorenzo Serra në takimin me kryeministrin Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri Zaev tha se viti 2018 do të jetë vit me rëndësi të jashtëzakonshme për Maqedoninë sepse, sipas pritjeve të tij, do të ketë lëvzije të konsiderushme të këtyre proceseve dhe do të kemi realitet tjetër të këtyre çështjeve që për vite me rradhë janë ndaluar dhe janë vendosur në plan të dytë.
Zaev njëkohësisht shprehu pritje që Mbretëria e Spanjës, si përkrahës i dëshmuar i Republikës së Maqedonisë, do të vazhdojë ta përkrahë vendin tonë në përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO dhe BE.
Dy bashkëbiseduesit u pajtuan se Maqedonia dhe Spanja kanë marrëdhënie të mira miqësore ndërmjet tyre dhe kryeministri Zaev shprehu gatishmëri për intensifikim të lidhjeve me elitën e biznesit në Spanjë, për të përforcuar bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy shteteve.
Edhe ambasadori Serra vlerësoi se ekziston hapësirë për intensifikim të bashkëpunimit dypalësh në nivelin më të lartë./Telegrafi/