Kryeministri Zoran Zaev ka uruar presidentin e ri të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Zaevi në urim thekson se Maqedonia Serbinë çdo herë e ka pasur mik dhe aleat, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ju dëshiroj punë të mbarë në pozitën e re dhe shpresoj se për përparim të bashkëpunimit më tej mes dy shteteve. Maqedonia, në Serbi çdo herë ja pasur mik tradiocional dhe aleat në procesin për stabilizimin dhe integrimin e Ballkanit, përmes ndërtimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore”, shkruan Zaevi në urim.
Ai më tej shton se interesat për bashkëpunim intenziv, respektimi i vlerave demokratike, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe integrimi i rajonit në BE, janë interesa të larta të qytetarëve të dy vendeve./Telegrafi/