Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, përmes një video ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë qytetarëve të vendit, e cila këtë vit shënohet me moton “Demokraci dhe parandalim të konflikteve”.
Zaevi në urimin e tij thotë se të gjithë qytetarët në Maqedoni së bashku kanë arritur ta mbrojnë demokracinë në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sot lirisht mund të themi se gjithë ne, qytetarët e Maqedonisë, së bashku arritëm ta mbrojmë demokracinë në Maqedoni. Maqedonia është e lirë. Vend i lirë dhe demokratik do të thotë edhe ndarje demokratike të pushtetit”, thotë Zaev.
Ai shtoi se Maqedoninë e presin zgjedhjet lokale, për të cilat tha se do të sigurohen kushte që ata të jenë fer dhe demokratike./Telegrafi/