Site icon Telegrafi

Maqedoni, ende nuk zbulohen emrat e ambasadorëve të rinj

Kryeministri Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse këshilltari i tij Dane Talevski do të jetë ambasadori i ri në NATO, tha se emërimi i ambasadorëve në disa vende të lira është në fazën e diskreditimeve mes MPJ-së, presidentit dhe institucioneve tjera shtetërore.

Zaev nuk dëshiroi të deklarohet rreth emrave duke theksuar se javën e ardhshme do të merr informacione nga institucionet kompetente për emra të caktuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“S’dua para kohe të spekuloj me emra, për shkak se përmendi këshilltarin tim në Qeveri për politikë të jashtme, i cili punon në agjendën e NATO-s dhe BE-së, në marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë. Nuk e di nëse dëshiron apo jo, nëse ka pranuar apo jo, nëse është biseduar. Do të shpejtoja nëse njoftoj ndonjë emër, por në kohë do t’i njoftojmë vendimet e marra”, tha Zaev.

Lexo po ashtu Milloshoski: Pushteti po i përgatit Teuta Arifin dhe Dane Taleskin për ambasadorë në SHBA dhe NATO

Talevski përmendet si kandidat i mundshëm për ambasadori i vendit në misionin e NATO-s./Telegrafi/

Exit mobile version