Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar BE se do të godasë reputacionin e saj në Ballkan dhe do të humbasë më shumë vende para fuqive rivale nëse nuk fillon së shpejti bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shumë pyetje nuk ishin siç prisnin qytetarët tanë dhe për shkak të kësaj euroskepticizmi po rritet”, tha Zaev në një intervistë për Politico me bazë në Bruksel.
Zaev tha se mossuksesi për hapjen e bisedimeve do të ndikojë jo vetëm në Maqedoni dhe Shqipëri, por edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Nëse BE nuk shihet të mbajë premtimet e saj në rajon, kjo gjithashtu do t’i japë Kosovës dhe Serbisë më pak nxitje për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre në bisedimet e sponsorizuara nga BE dhe për ta bërë Bosnje-Hercegovinën më pak të ngjarë të zbatojë reformat e nevojshme për negociatat e saj të anëtarësimit, ai pohoi ne nje interviste.
Pastaj, sipas Zaev, “ka më shumë hapësirë” për fuqitë e tjera në rajon, duke përmendur Rusinë dhe Kinën në veçanti./Telegrafi/