Telegrafi

Zaev: Respektoni personat me autizëm 365 ditë në vit

Për Ditën Botërore të Autizmit, po dërgoj një mesazh për të gjithë personat e komunitetit tonë, të fitojnë të gjithë karakteristikat e tyre njerëzore dhe vlerat, me qëllim të përfshirjes së njerëzve me autizëm në jetën e përditshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këta njerëz kanë të drejta të barabarta me të gjithë ne dhe si të tillë meritojnë trajtim të barabartë të të gjithë individëve dhe institucioneve , thuhet në mesazhin që ka dërguar lideri i LSDM-së dhe kryetari i komunës së Strumicës , Zoran Zaev në nder të Ditës Botërore të Autizmit.

“Të kuptuarit plotësisht të autistëve dhe ‘botën’ e tye në të cilën ata jetojnë, duke ofruar arsim dhe trajnim të duhur dhe të shkojnë jashtë për të përmbushur të gjitha kërkesat dhe nevojat e tyre, ne do të bëjmë shumë për ta. Strumica si komuna e parë në shtet e cila me projektet e saja konkrete ka arritur të ndihmojë fëmijët me autizëm edhe më tej për jetë më të mirë. Jepuni atyre kontributin tuaj aktiv në festimin e kësaj dite, por jini në anën e njerëzve me autizëm, 365 ditë në vit “, tha Zaev. /Telegrafi/