Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev është takuar sot me ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në takim është folur për të ardhmen euro-atlantike të rajonit dhe për marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore. Me këtë rast, ambasadori Reka dorëzoi letrën e Kryeministrit Edi Rama, me rastin e zgjedhjes së Zaevit për kryeministër.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe zhvillimi rajonal hapin perspektiva për të gjithë shtetet dhe për qytetarët e të gjitha vendeve./Telegrafi/