Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për rëndësinë e regjistrimit dhe mundësinë e shterjes së të njëjtit, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, theksoi se përmes procesit gjithëpërfshirës gjithmonë mund të zgjidhen të gjitha çështjet edhe kur ka hapësirën të arrihet konsensus.
Por, siç theksoi ai, 20 vjet Maqedonia e Veriut nuk ka regjistrim.
“Këtu në Qeveri, në nivel lokal, kryetarët e komunave, të gjitha ndërmarrjet shtetërore publike, lokale, të gjitha kompanitë private dhe i tërë populli jonë, punojmë në mjegull, në errësirë, nuk i dimë numrat. Nuk dimë sa jemi, ku jemi të vendosur, cilat janë parametrat industrialë, cilat janë burimet themelore dhe ku kjo jep indikacione serioze për rritjen ekonomike të vendit”, theksoi Kryeministri Zaev.
Siç, theksoi Kryeministri Zaev, regjistrimi është operacion statistikor dhe detyra jonë është ta realizojmë.
“Është paraparë të realizohet nga data 1 prill deri më 21 prill dhe duhet të përfundojë. Edhe një herë do të përsëris. Në verë asnjëherë nuk mund të realizohet regjistrimi, muajin shtator është fushata, muajin tetor janë zgjedhjet lokale. Nëse e shtyjmë për kur të shtyhet. Për në maj? Kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Duhet të fokusohemi të gjithë me përgjegjësi që të përfundojmë regjistrimin dhe kjo është obligim i jonë qytetar i përcaktuar qartë me ligj. Nëse jemi shtet, duhet të sillemi si burrështetas dhe të veprojmë si burrështetas. Regjistrimi është nevojë domosdoshme në interes të të gjithë qytetarëve”, theksoi Kryeministri Zaev.