Kryeministri Zoran Zaev beson se deri më 30 korrik Kuvendi do të sjell vendim për nënshkrimin e referendumit, i cili siç tha kryeministri, do të organizohet edhe pa OBRM-PDUKM-në, në rast se nuk arrihet marrëveshje me ata.
Zaev tha se ata duhet të tregojnë qëndrimin e tyre, nëse janë për bojkot, për dalje në referendum dhe votim kundër, ose për mbështetje të referendumit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nëse nuk arrihet marrëveshje me OBRM-PDUKM-në pritet pozicionim edhe i deputetëve të tyre për nënshkrimin e referendumit. Ata duhet të tregojnë se cili është qëndrimi i tyre. A janë për bojkot, a janë për thirrje për referendum, për votim kundër. Kjo është e drejta et tyre, por detyrim i të gjithëve është që të sigurojnë që procesi të jetë i suksesshëm”, tha Zaev, i cili mori pjesë në investimin e kompanisë turke në Bunarxhik të Shkup.
Ai tha se nuk e sheh të arsyeshme që të ketë takim tjetër mes liderëve, ndërsa shtoi se takim mund të thërrasë kryetari i opozitës Hristijan Mickoski.
Zoran Zaev apeloi që referendumi të jetë i suksesshëm dhe të garantohen besueshmëria e atyre që do të votojnë./Telegrafi/