Site icon Telegrafi

Zaev: Me referendumin e 30 shtatorit forcojmë pavarësinë e Maqedonisë (Video)

 

Kryeministri dhe Kryetari i partisë maqedonase në pushtet LSDM-, Zoran Zaev në fushatën e kolicionit “Dil për Maqedoni evropiane” në Dojran tha se “Jemi të drejtë para çështjes historike për ardhmërinë e vendit dhe jam i bundur se bashkërisht më 30 shtator do ta sjellim vendimin e duhur me çka do ta vërtetojmë të ardhmen e Maqedonisë evropiane dhe do t’ku themi botës i cili fuqishëm na përkrah se jemi fuqishëm të përcaktuar për integrim në NATO dhe BE”.

Duke folur për marrëveshjen me Greqinë, Kryeministri Zoran Zaev theksoi se pikërisht Dojarni është vendi ku fqinjët jugor janë pajtuar me pranimin e gjuhës maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, gjatë muajit maj pikërisht këtu në parking në Dojran arritëm marrëveshje për pranimin e gjuhës maqedonase. Kjo ndodhi para Samitit të atëhershëm të BE-së kur të dy palët duhej të bëjmë hap që që ju treguam anëtarëve të BE-së se jemi të gatshëm për kompromise dhe për arritje të marrëveshjes”, thkesoi Zaev.

Ai shtoi se përmes marrëveshjeve të arritura me Bullgarinë dhe Greqinë tashmë nuk kemi probleme me pranimin e vendit tonë, popullit, identiteti dhe gjuhës.

“Fituam miq të cilët jam i bindur se fuqishëm do ta përkrahin rrugën tonë dhe orientimin tonë për Maqedoni evropiane. Integrimi në BE dhe NATO përmes pranimin të marrëveshjes me Greqinë është shumë i rëndësishëm për Maqedoninë dhe për këtë shkak jam i bindur se më 30 shtator do të sjellim vendim të guximshëm”, potencoi Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version