Kryeministri Zoran Zaev pret mbështetje nga gjithë deputetët e Kuvendit të Maqedonisë për të filluar iniciativën për mbajtjen e referendumit. Nga Çerkezi i Kumanovës, Zaev tha se 30 shtatori është data përfundimtare kur do të mbahet referendumi.
“Ajo që unë e di është se procedurat kanë filluar në Kuvend. Prej atje sot sigurisht do të ketë informacione. Ajo që jam informuar nga konsultimet me grupet parlamentare është se shumica e grupeve të deputetëve kanë nënshkruar iniciativën për shpalljen e referendumit”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai i bëri thirrje opozitës që të kyçet dhe t’i ftojë qytetarët të dalin në referendum.
Zaevi shtoi se kjo është mundësi historike që do ta definojë të ardhmen e shtetit./Telegrafi/