Referendumi do të mbahet më 23 shtator, 30 shtator ose 7 tetor dhe qëllimi është që deri më 15 janar të përfundojnë të gjitha detyrimet e parapara”, tha kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për televizionin shtetëror grek “ERT”.
Ai shtoi se referendumi do të ketë karakter të detyrueshëm, do të pranohet nga të gjithë, madje edhe nga presidenti Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke iu përgjigjur në pyetjen lidhur me afatet për palën e Maqedonisë, Zaev tha se synimi që është vendosur është 15 janari.
“Me referendumin e suksesshëm unë jam i bindur se të gjithë në Parlament do ta dëgjojnë popullin atë që do të thotë në referendum. Sot kam marrë një mesazh edhe nga presidenti, Gjorge Ivanov, i cili tha se nëse referendumi është i suksesshëm, ai do ta mbështesë marrëveshjen me Greqinë”, tha Zaev duke thënë se ndryshimet kushtetuese pasuan pas referendumit, pas të cilit pritet që parlamenti grek të ratifikojë marrëveshjen.
Sipas Zaevit, pyetja e referendumit ka të jetë: “A jeni për në BE dhe NATO dhe a mbështesni marrëveshjen me Greqinë?”./Telegrafi/