Telegrafi

Zaev: Referendumi mund të jetë negativ (Video)

Menjëherë pas takimit të NATO-s javën e ardhshme, fillon procesi për shpalljen e referendumit. Si një opsion i hapur është mundësia që çështja e referendumit të jetë në një formë negative, gjegjësisht të votohet kundër marrëveshjes me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zaev sot njoftoi për herë të parë mundësinë që çështja e referendumit të jetë negativ, si një opsion që analistët përmendin si të mundur në rast se OBRM-PDUKM do të bojkotojë referendumin. Në këtë rast, faji për censusin do të transferohet tek kundërshtarët e marrëveshjes, të cilët duhet që të sigurojë një pjesëmarrje prej me mbi 900.000 votuesve, edhe shumica që të kundërshtojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjes të rënë dakord nga dy qeveritë.

Është pothuajse e sigurt se iniciativa për referendum do të vijë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, por cilat parti do të qëndrojnë prapa kësaj nuk është ende e njohur. Vendimi për të thirrur një referendum duhet të përcaktojë çështjen e referendumit, datën e votimit dhe formën e deklaratës, gjegjësisht nëse referendumi do të jetë konsultativ ose detyrues.

Zaev pritet të hapë debatin mbi këto çështje pas samitit të NATO-s, javën e ardhshme.

Sipas afateve, nga njoftimi deri në mbajtjen e referendumit duhet të kalojë të paktën 2 muaj, por jo më shumë se tre muaj. /Telegrafi/