Site icon Telegrafi

Zaev: Referendumi ka vlerë historike dhe do ta caktoj të ardhmen e vendit

Debati mbi referendumin dhe të gjitha çështjet që lidhen me të, duke përfshirë edhe themelimin e KSHZ-së, do të fillojnë në fund të këtij muaji.

Këtë sot e njoftoi Kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetareske pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ndihmës Shtetërore me përfaqësuesit e kompanisë amerikane Telamon Europe DOOEL Shkup.

“Së pari duhet të gjendet momenti për përpilimin e KSHZ-së. Përpilimi i KSHZ-së nuk ka, as nuk duhet të lidhet me mbajtjen e referendumit. Ajo është një pytje personale e cila erdhi pasi dorëheqjes së anëtarëve të anëtare e KSHZ-së”, tha Zaev.

Qytetarët kanë të drejtë dhe duhet të sqarohen në referendum, tha Zaev, duke shtuar se referendumi ka peshën e saj, por ky ka referendum ka rolin historik të saj, sepse do të definohet e ardhmja e vendit

Ai theksoj se kjo me opozitën është dakorduar që ajo të ketë kryetarin e KSHZ-së, ndërsa partitë ka shumica parlamentare të ketë katër anëtarë. Ai shprehu shpresën se ekipet negociuese do të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe se nuk do të ketë kushte që do ta bllokojnë mbajtjen e referendumit. Zaev pret shpejtë që të formohet përbërja e KSHZ-së.

Në pyetjen se në fund të muajit a pret që ai të ketë 80 deputetë të cilët do të mundësojnë ndryshimet kushtetuese, Zaev tha se kjo nuk është qëllimi i Qeverisë. /Telegrafi/

Exit mobile version