Site icon Telegrafi

Zaev reagon pas mosnënshkrimit të Ligjit për legalizimin e ndërtimeve pa leje: Ligji kthehet në procedurë kuvendare

Kryeministri Zoran Zaev nuk heq dorë nga miratimi i Ligjit për legalizimin e objekteve pa leje edhe pse gjatë ditës së djeshme presidenti Pendarovski nuk nënshkroi dekretin e Ligjit për ndërtimet pa leje.

“Ligji do të kthehet në procedurë kuvendare dhe do të merren parasysh të gjithë rrethanat, posaçërisht ato që presidenti Pendarovski i thekson si ndër arsyet e mosdekretimit të ligjit”, tha Zaev.

Lexo po ashtu Pendarovski nuk e nënshkruan Dekretin e Ligjit për ndërtimet pa leje

Zaev tha se ligji është përpiluar nga Qeveria gjatë vitit 2019 dhe se mund të shpëtohen rreth 50 mijë ndërtime nga qytetarë të varfër të cilët nuk kanë mundur t’i legalizojnë objektet më herët.

Risia e ligjit, sipas Zaev, është që pranuesit e ndihmave sociale pa pagesë do të përpunojnë elaboratet gjeometrike dhe falas do t’i legalizojnë ato 50 mijë ndërtimet./Telegrafi/

Exit mobile version