Kundër afaristit Ivan Nikollov po bëhet hetim nga Agjencia për Zhivllim Financiar, për larje parash ku dyshohet vetë ai, si dhe dy procedurat për ndërtim pa leje. Mendoj se personat e caktuar, si dhe dhe drejtori Byroja për Siguri Publike, Mitko Çavkov i cili është nga Strumica ka filluar të bëjë skenarë të caktuara, tha sot para gjykatës kryeministri Zoran Zaev i cili gjykohet për rastin “Ryshfeti”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zaev para gjykatës sqaroi mënyrën e vërtetimit të çmimit për privatizimin e parcelës ndërtimore. Ai tha se çmimi vërtetohet me dekretin qeverisë dhe kjo nuk varet nga komuna. Zaev tha se familja e tij nëpërmjet firmave të tyre, kanë qenë të parët që kanë paguar para nga firmat, si dhe para personale, ndërsa ai si kryetar komune ka dhënë para personale për ndërtimin e kishës. /Telegrafi/