Kryeministri Zoran Zaev sot pasdite realizoi takim me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Siç njoftojnë nga qeveria, presidenti bullgar në pushtetin e ri në Maqedoni sheh mundësi për thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, ndërsa edhe shprehu mbështetje për proceset euro-integrimet, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Qeveria e Maqedonisë është e përkushtuar fuqishëm për reformat prioritare dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Maqedonia dhe Bullgaria ndajnë vizionin e njëjtë për rajonin, integrimet në strukturat euroatlantike dhe jam i lumtur që ekziston përgjegjësi nga dy vendet për ecje përpara”, tha Zaevi në takim.
Presidenti bullgar, Rumen Radev, në takim theksoi se zhvillimi i Maqedonisë është i rëndësishëm për rajonin e Ballkanit dhe BE-së./Telegrafi/