Site icon Telegrafi

Zaev: Qytetarët të mos kenë frikë, shteti dhe tani ka kontroll në llogaritë e tyre

Ligji më i ri për Drejtorinë e të Ardhurave Publike, i cili siguron DAP të ketë qasje të lirë në llogaritë bankare të qytetarëve është një proces i financuar nga Bashkimi Evropian dhe fondet evropiane dhe bëhet fjalë që shtetit të ketë të drejtë të taksoj të ardhurat e qytetarëve, tha kryeministri Zoran Zaev në përgjigje të një pyetje në klubin e Kuvendit në shënimin e 17 vjetorit të marrëveshjes kornizë. Ai tha se nuk bëhet fjalë se shteti aspiron të hyjë në detaje në shpenzimin e parave të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai vuri në dukje se në pjesën e të ardhurave në shumë vende, demokraci dhe në BE dhe më gjerë kanë kontroll në të ardhurat që ushtrojnë nga taksapaguesit.

Përkundër reagimeve nga opinioni nga njoftimi se DAP do të marrë një raport mujor nga llogaritë bankare të qytetarëve, ata edhe tani, sipas Ligjit aktual mbi bankat, nuk janë një sekrete bankare për shumë institucione në vend.

Qasja në to sigurohet nga Banka Popullore, Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit dhe Policisë Financiare. Ligji po ashtu thekson se bankat duhet t’i japin të dhëna Ministrisë së Punës, Agjencisë së Punësimit dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore nëse kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi. /Telegrafi/

Exit mobile version