Site icon Telegrafi

Zaev: Qytetarët nuk do të lejojnë një autoritarizëm të ri

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në intervistë për “Civil Media” deklaron se “kjo është pikë ku nuk ka kthim prapa. Secila përpjekje që këto procese të ndalojnë dhe vendi të kthehet prapa, do të jetë e pasuksesshme sepse qytetarët nuk do të lejojnë pasiguri të reja ndaj të ardhmes së tyre, qytetarët nuk do të lejojnë një autoritarizëm të ri, duke marrë parasysh se gjendemi në rajon me siguri të brishtë”.

“Dikush mund të thotë se unë dhe homologu im Tsiprasi kemi yll të fatit dhe se forcat e mëdha na kanë zgjedhur, por unë jam i vendosur se suksesi në politikë është i mundur vetëm nëse i njihni momentet, nëse qëndroni pas vlerave që jeni përcaktuar më parë, nëse i njihni miqtë dhe nëse keni guxim dhe durim, thotë kryeministri Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij procedura e shpalljes së ratifikimit në “Gazetë Zyrtare” s’ka asgjë kontestuese dhe se është në përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë. Para Kushtetutës, thotë ai, të gjithë jemi të barabartë, duke përfshirë edhe kryetarin e shtetit.

Zaev shton se pas vendimit të madh të Kuvendit, i njohëm të gjithë dilemat dhe konfirmuan se bashkërisht e lëvizim vendin tonë në një të ardhme që të gjithë e dëshirojmë.

“Kjo është mundësi për ndërtimin e së ardhmes, për ndërtimin e fytyrës së re të shtetit tonë. Kjo mundësi tani është në duart tona. Obligimi ynë është ta shfrytëzojmë këtë moment, të realizojmë atë që premtuam dhe për atë për çfarë luftuam, jetesë më të mirë për qytetarët e Maqedonisë, mundësi më të mira për fëmijët tonë dhe vend shoqëri korrekte dhe paga më të larta. Sistem shëndetësor më të mirë, drejtësi sociale dhe sistem gjyqësor ku do të kemi besim”, tha mes tjerash Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version