Site icon Telegrafi

Zaev: Qeveria i përkrah politikat rinore

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot realizoi takim pune me përfaqësues të Këshillit kombëtar rinor të Maqedonisë (KKRM), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim u dakorduan hapa konkret për bashkëpunim duke përfshirë seancë të veçantë të Qeverisë sëbashku me përfaqësues të KKRM-së dhe organizatat tjera rinore, nismë për gjetjen e zgjidhjes afatgjate të qëndrushme buxhetore për KKRM-në dhe u diskutuan propozim-zgjidhje konkrete për përfshirje të të rinjve si korrigjues në krijimin e politikave në nivel të trupave qvereitar.

“Konsideroj veten si politikan që përkrah të rinjtë dhe politikat rinore që nga periudha kur kam qenë kryetar komune, ndërsa tani nga polzita e kryeministrit do të mundohem që nëpërmjet formimit të buxhetit të inkurajoj edhe vetëqeverisjet lokale të ndjekin shmebullin e Qeverisë”, tha Zaev.

Përfaqësuesit e KKRM-së theksuan se mund të jenë resurs në zbatimin e Garancës rinore në drejtim të ndjekjes dhe përmirësimit të procesit të zbatimit të kësaj mase për të rinjtë, me çka do të bëhet me dije se të rinjtë janë në qendër të interesit të Qeverisë./Telegrafi/

Exit mobile version