Site icon Telegrafi

Zaev: Qëllimi ynë është që Ballkani të jetë më konkurrent dhe më tërheqës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot kanë qëndruar për vizitë zyrtare në Serbi, ku kanë realizuar takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit, të tre në konferencë të përbashkët thanë se kanë nënshkruar dokument, me të cilin sipas tyre, do të mundësohet përmirësimi i jetës së qytetarëve të të tre shteteve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, tha se takimi i sotëm dhe të tjerët që do të jenë në të ardhmen, janë për të krijuar Ballkan që do të respektohet nga të tjerët, që do të jetë më konkurrent dhe më tërheqës për investuesit, si dhe të rinjtë.

Lexo po ashtu Rama-Vuçiq-Zaev shtrëngojnë duart: Nuk do ta presim Bashkimin Evropian, s’jemi prioritet i tyre

“Qëllimi ynë është për standard më të madh, më shumë para dhe fuqi ekonomike më të madhe, si dhe vende të reja pune, në mënyrë që të rinjtë të mësojnë, studiojnë në cilin do rajon dhe të mund të punësohen”, tha mes tjerash Zaev.

Ai shtoi se në hapjen e përbashkët të kësaj iniciative është që të dërgohet mesazhi se Ballkani nuk është më fuçi baruti, por rajon i stabilitetit.

Zaev gjithashtu theksoi se bashkëudhëheqja e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me Procesin e Berlinit do të jetë nxitës për këtë iniciativë./Telegrafi/

Exit mobile version