Maqedonia ishte e shkatërruar finaciarisht. Edhe përkundër masave sistematike që po i ndërmarrim për stabilitet ekonomik dhe financiar, mënyra e vetme për të ecur ekonomia përpara është nëpërmjet punës së ndershme dhe përgjegjësisë së pushtetit lokal dhe pushtetit qendror, ka theksuar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në fjalën e tij para kryetarëve të komunave nga rradhët e LSDM-së, në trajnimin e organizuar nga Instituti “PROGRES”, kushtuar zhvillimit të politikave publike.
“E para, ndershmëria. Nëse në mënyrë të ndershme e udhëhiqni komunën do të ketë shumë para. Krijoni hapësirë për konkurrencë, le të konkurrojnë njerëzit. Gjithnjë konkurrenca do tju sjell mundësi të keni më shumë para për më shumë projekte, të realizuara në mënyrë transparente. Dua që në këtë frym ta dini se nga 1 dhjetori për të gjitha institucionet publike në vend do te dërgohen rekomandime pune. Çdo marrëveshje për prokurime publik, pas realizimit të procedurës së tenderimit dhe mund të fillohet me punë vetëm atehërë kur do të publikohet në ueb faqen e komunës. Kjo do të jetë një mbikqyrje për gjitha komunat”, tha Zaev./Telegrafi/