Kryeministri Zoran Zaev i ka publikuar masat anti-Covid që do të hyjnë në fuqi më 16 gusht 2021.
Ai bën thirrje tek qytetarët që skajshmërisht t’i respektojnë masat, kurse insepktoratet t’i shpeshtojnë kontrollet.
“Apelojmë deri te qytetarët që skajshmërisht t’i respektojnë masat aktuale dhe të reja, kurse shërbimet inspektuese përgjegjëse t’i shpeshtojnë kontrollet me qëllim që të njëjtat të zbatohen dhe respektohen në mënyrë strikte”, shkroi mes tjerash Zaevi në “Facebook”.
Masat e reja që do të hyjnë në fuqi më 16 gusht janë:
– Më 16 gusht 2021 futet vërtetimi i detyrueshëm për imunizimin e kryer, më së paku të një doze, me shërbime radar të detyrueshme për shkak të kontrollit të dëshmisë së treguar për vaksinim gjatë hyrjes në çfarëdolloj objekti në të hapur, përfshirë edhe në objektet hotelerike, ku janë të pranishëm më shumë se 30 persona, për çfarëdolloj gazmendi (kremtim, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore dhe sportive) në të hapur. Masa ka të bëjë për personat e moshës mbi 18 vjeç.
– Deri më 15 gusht, të gjitha objektet hotelerike të regjistruara për ahengje mund të punojnë në të mbyllur, vetëm me respektimin e masave Kovid-19, duke plotësuar 40% të kapacitetit dhe më së shumti 250 klientë.
– Për klubet e natës mbetet ndalesa për punë në pjesën e mbyllur të objektit. Lejohet të punojë në pjesën e hapur (veranda) me 50 të kapacitetit të hapësirës dhe me numër të kufizuar të klientëve më së shumti me 1.000 klientë.
– Prej 16 gushtit tërësisht ndalohet puna dhe organizimi i i çfarëdolloj ngjarjeje në të mbyllur në objekte hotelerike (edhe në kafene), përfshirë edhe kremtime në objektet hotelerike të regjistruara për gazmende apo lloje të tjera të objektet të llojit të mbyllur.