Site icon Telegrafi

Zaev: Protestën e OBRM-PDUKM-së me 15 automjete dhe 20 persona nuk e kuptoj

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot komentoi protestat e opozitës maqedonase që i bëri në Shkup dhe në disa qytete tjera.

“Mickoski në mënyrë absolute e din se propozimi është i shkëlqyer dhe se është pikë fillestare për arritjen e një zgjidhje. Dhe tani të prodhoni protesta me 15 automjete dhe 20 persona, 13 automjete dhe 14 persona, nuk e di, ndoshta 24 automjete, i ndjek mediat, edhe 45 persona në protesta vetëm për bllokim të komunikacionit në qytet është mesazh që assesi nuk mund ta kuptoj”, tha Zaev.

Lexo po ashtu Pak protestues në protestat e sotshme të OBRM-PDUKM-së

Sipas tij, një qëndrim i tillë i opozitës maqedonase është për shkak të frikës se ka mundësi që vendi të hapërojë drejt BE-së dhe eurointegrimeve.

“Unë me të vërtetë pres më të paktën që mund të bëhet, të ndihmohet këtu në vend të bllokimit. Por kjo s’është diçka e re. Në katër vitet e fundit nga OBRM-PDUKM përveç bllokimeve, përveç frenave, përveç obstruksioneve në proceset e rëndësishme që garantojnë të ardhme në Maqedoni nuk ka asgjë tjetër”, tha Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version