Telegrafi

Zaev propozon masa ekonomike dhe thotë se zyrtarët shtetëror do të marrin rroga minimale

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot përmes një konference për shtyp deklaroi se grupi ekonomik i kësaj partie ka përgatitur propozime të cilat do t’i dorëzojë qeverisë për ballafaqim me gjendjen e coronavirusit në vend.

Ekipi i LSDM-së propozoi 200 milion euro ndihmë për ekonominë dhe pagë minimale për çdo punëtorë.

Zaev gjithashtu tha se të gjithë funksionarët në nivel shtetëror dhe lokal do të marrin pagë minimale.

“Të gjithë zyrtarëve në nivel shtetëror dhe lokal, kryeministër, zv. kryeministrat, udhëheqësit, gjyqtarët, prokurorët, do të marrin pagë minimale prej 14.500 denarë për muajt prill dhe maj. Masa nuk vlen për personelin mjekësorë dhe policët dhe ushtarët”, tha Zaev./Telegrafi/