Kryeministri Zoran Zaev sot e hapi debatin e parë publik mbi propozim amendamentet e Kushtetutës, duke treguar propozimet e mundshme të pranueshme që mund të bëhet pjesë e tyre, dhe të paraqitur gjatë debatit në Komisionin kuvendor dhe seancën plenare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Disa prej këtyre propozimeve janë pranueshme, në marrëveshje, në Preambulë atje ku flitet për referendumin e vitit 1991 të futet edhe Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, për qytetarët që jetojnë brenda kufijve të saj të qëndrojë “edhe qytetarët të cilët janë pjesë e popullit shqiptar” ndërsa poashtu, tha Kryeministri, është në fushën e shtetësisë të specifikohet se çfarë është shtetësia, dhe çfarë etnia etnike.
“Duhet të pranoj, se po konsultohemi me Greqinë dhe ata me ne”, tha Zaev, ku shtoi se për disa nga këto propozimet ka mendime pozitive midis anëtarëve të qeverisë.
Ai kujtoi se në propozim amendamentet janë përfshirë edhe propozimet e tetë deputetëve dhe shtoi se këto vendimet hyn në fuqi vetëm nëse Greqia e ratifikon marrëveshjen e Prespës dhe Protokollon për anëtarësimin tonë në NATO.
Sipas Zaev, gjithnjë e më shumë qytetarë po e pranojnë këtë proces, por atyre duhet t’ju shpjegohet se çfarë pas ndryshimit të emrit./Telegrafi/