Site icon Telegrafi

Zaev pritet të takohet me Lëvizjen Besa

Pas takimit të mbrëmshëm ne liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, Zoran Zaevi i LSDM-së pritet që sot të takohet edhe me drejtuesit e lëvizjes Besa, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimeve të mediave, Zaevi do të diskutojë në Lëvizjen Besa për mbështetje të mundshme të shumicës parlamentare në të ardhmen, të drejtuar nga LSDM-ja.

Lëvizja Besa në zgjedhjet e fundit fitoi 5 ulëse në përbërjen e re të kuvendit të Maqedonisë dhe është nënshkruese e Deklaratës politike shqiptare./Telegrafi/

Exit mobile version