Telegrafi

Zaev pritet të takohet me kryeministrin francez Edouard Philippe në lidhje me hapjen e bisedimeve me BE-në

Në Poznan të Polonisë do të mbahet konferenca e BE-së për Ballkanin Perëndimor ndërsa, siç njofton Kanal 5, kryeministri Zoran Zaev do të realizojë takim me kryeministrin francez Edouard Philippe.

Në mbledhje, me kërkesë të kryeministrit të Francës, përqendrimi kryesor do të jetë hapja e bisedime me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zaev do të përpiqet që ta fitojë mbështetjen e Francës për fillim të bisedimeve me BE-në.

Lexo po ashtu Qeveria e Maqedonisë premton fillim të bisedimeve me BE-në, Macron shprehet kundër zgjerimit të BE-së

Ndryshe, kreytari i Francës Emmanuel Macron u shpreh kundër zgjerimit të BE-së nëse nuk ka reforma të brendshme në BE./Telegrafi/