Kryeministri Zoran Zaev shrepson se vendi ynë do të anëtarësohet në NATO në Samitin e Londrës në dhjetor ku do të shënohet 70 vjetori i Aleancës.
Zaev rikujtoi se deri tani shumica e vendeve anëtare të NATO-s kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Integrimi në NATO do të ketë efekte pozitive në sigurinë dhe prosperitetit tonë, dhe rajonit më gjerë”, tha Zaev në prezantimin e ‘Digjitalizimit të sistemit për menaxhime me kriza’ në organizimin e Qendrës për menaxhime me kriza dhe NATO-s.
Zaev falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për integrimet e vendit tonë në NATO./Telegrafi/