Site icon Telegrafi

Zaev pret që këto ditë të arrijë vërtetimi nga “Pfizer” për vaksinat e Serbisë

Kryeministri Zoran Zaev pret që këto ditë të arrijë vërtetimi i Pfizer në mënyrë që vaksinat e kësaj kompanie do të duhet të vijnë nga Serbia dhe të përdoren për punonjësit shëndetësor.

Ai beson se vaksinimi do të fillojë këtë muaj, ndërsa priten edhe lajme pozitive nga Bashkimi Evropian.

“Marrëveshja jonë që e kemi me “Pfizer” është që ka mesi i shkurtit t’i japë rezultatet. Këto janë 5.850 vaksinat e para me çka në mars fillojmë me 17 mijë të tjerat”, tha Zaev.

Zaev shpreson se këtë javë do të rregullohet procedura për furnizimin e vaksinave kineze dhe se SHBA dhe NATO kanë vendosur se vaksinat nuk janë çështje gjeopolitike, por e drejtë e çdo shteti./Telegrafi/

Exit mobile version