Site icon Telegrafi

Zaev pret konsensus për ligjin e PSP-së

Kryeministri Zoran Zaev pret që ligji për Prokurorinë Speciale Publike të miratohet me konsensus.

Zaev sot duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se ligji hyn në procedurë debatuese kuvendare ku do të bisedohet me partinë më të madhe opozitare maqedonase nga OBRM-PDUKM pastaj me partitë më të vogla opozitare shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Deskoska: Prokuroria Speciale do të bëhet pjesë e PTHP-së (Video)

“Pres që ky ligj të arrihet me konsensus”, tha Zaev duke shtuar se është radha kur të gjithë bashkërisht duhet të japim përkrahje këtë ligj./Telegrafi/

Exit mobile version