Kryeministri Zoran Zaev ka mbajtur konferencë pas ditës së parë të punës vitin 2018, ku është shprehur për punë dhe jo për zgjedhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, 2018-ta do të jetë vit i përparimit ekonomik dhe investimeve, vit i hapjes së shumë vendeve të punës dhe rritjes së Bruto Prodhimit Vendor (BPV).
Pas takimit me ministrin e Financave, Dragan Tevdovski, Zaevi i porositi afaristët që Qeveria do të përkrahë gjithçka që mundet dhe do të zbatojë plane të rëndësishme strategjike./Telegrafi/