Site icon Telegrafi

Zaev: Presim që Hungaria ta ekstradojë Gruevskin

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev, sot u takua me kryetarin e socialistëve hungarez Bertalan Toth. Ai ka thënë se pret që autoritetet hungareze në përputhshmëri me parimet evropiane dhe konventat ndërkombëtare ta ekstradojnë ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

“Presim të vazhdojë mbështetja konkrete për përforcimin e sundimit të së drejtës, dhe se institucionet hungareze do të veprojnë në përputhje me parimet evropiane dhe konventat ndërkombëtare, dhe se do të sigurohet ekstradimi i Nikolla Gruevskit”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Zoran Zaev prej sot për vizitë zyrtare në Portugali

Gruevski para një muaji u arratis në Hungari ku edhe fitoi azilin politik. Ai është i dënuar me dy vite burg për rastin ‘Tanku” të PSP-së për blerjen e “mercedesit” luksoz mbi 600.000 euro. Autoritetet e Maqedonisë menjëherë pas arratisjes së tij kërkuarn ekstradimin e tij./Telegrafi/

Exit mobile version