Telegrafi

Zaev: Presidenti Ivanov është i detyruar ta nënshkruaj Ligjin e gjuhëve (Video)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp ka njoftuar për pikat të cilat janë diskutuar nga ministrat në seancën e sotme qeveritare.

Ai njoftoi se qeveria ka ndërprerë marrëveshjen për ndërtimin e minierës në Kazandol dhe tha se vendimi do të hyjë në fuqi një ditë pas shpalljes në Gazetën Zyrtare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me Ligjin e gjuhëve, Zaev tha se janë duke shqyrtuar mundësinë që të dorëzojnë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për veprimet e presidentit Gjorge Ivanov për mos dekretimin e ligjit dhe ftoi presidentin Gjorge Ivanov që ta nënshkruajë të njëjtin, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai foli edhe për dëbimin e diplomatit rus nga Maqedonia, duke thënë se ka pasur dyshime mbi diplomatin për spiunim dhe se vendimi është në të mirë të shtetit./Telegrafi/