Site icon Telegrafi

Zaev: Pres që MPB të merr informacione se ku ndodhet Igor Spasov

Kryeministri Zoran Zaev, deklaroi se pret që hetimi të të tregojë se ku ndodhet Igor Spasov, i dënuari për vrasjen e Martin Neshkoskit ish-zyrtar policor.

“Pres që hetimi të tregojë se ku ndodhet ky njeri. Lexova nga mediat për arratisjen, institucionet veprojnë sipas ligjit. Secili njeri që mban burg ka të drejtë për fundjavë. Është vepruar sipas të gjithave procedurave dhe pres që MPB të vërtetojë se ku ndodhet. Besoj se hetimi do të tregojë se çfarë po ndodh”, tha Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në ndërkohë u shfaqën disa informacione se Spasov ndodhet në Turqi.

Zaev tha se në Romë do të takohet me kryeministrin italian duke thënë se pret më shumë detaje për planet e ardhshme të BE-së./Telegrafi/

Exit mobile version