Site icon Telegrafi

Zaev: Pres nga ministrat nga opozita që në mënyrë profesionale të kryejnë punën e tyre

Kryetari i LSDM-së, Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve beson se ministrat që janë propozuar nga opozita në Qeverinë teknike në mënyrë profesionale do të kryejnë punën e tyre.

Ai theksoi se detyra kryesore janë realizimi i zgjedhjeve korrekte, të lira dhe demokratike që i ngjan një vendi që do të marrë datë për nisjen e bisedimeve dhe anëtar i ardhshëm i NATO-s, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Besoj se ministrat që me propozim të opozitës po kryejnë punën e tyre në mënyrë solide”, tha mes tjerash Zaev.

Rreth Kuvendit të Spanjës për ratifikimin e Protokollit, ish-kryeministri Zaev theksoi se është e rëndësishme që qytetarët të dinë se Kuvendi i Maqedonisë në kohë do ta merr vendimin për pranimin e protokollit.

Ndryshe, nga dita e djeshme Maqedonia e Veriut ka qeverinë teknike e cila do të organizojë zgjedhjet e parakohshme kuvendare./Telegrafi/

Exit mobile version