Site icon Telegrafi

Zaev: Pres hetim për ‘bombat’ e reja, ka indikacione për financimin kriminal të OBRM-PDUKM-së

Ish-kryeministri dhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se në bisedat e publikuara ku dëgjohet Mickoski ka indikacione serioze për krimin ndërsa institucionet duhet të veprohen.

“Gjithë këtë që e dëgjojmë nga bisedat e publikuara është vërtetim serioz për krim, për financimin kriminal të partive politike dhe financim ilegal të fushatave. Unë besoj se do të nisen hetime për këtë, për shkak që financimi ilegal i partive politike mund të sjell aktivitete të papara kriminale”, u shpreh Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se partia e tij është transparente dhe financimin e vet e publikon. Ai thotë se Kamçev-Gruevski-Mickoski kanë bllokuar Ligjin për Prokurori Publike në këmbim të financimit të partisë ndërsa bllokimi i ligjit kishte lironte lëndën ‘Perandoria’.

“Janë goditje serioze ndaj gjyqësisë, posaçërisht nga dikush që aspiron të jetë kryeministër, kjo nuk është e lejuar askund në botë dhe s’duhet të jetë as në vendin tonë”, tha Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version