Kryetari i LSDM-së gjatë kohës së festës para selisë së partisë ka kërkuar dorëheqjen e Marko Zvërlevski-t, kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore Publike, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Njëra nga arsyet që nuk funksionin gjyqësori, është Prokurori i Përgjithshëm shtetëror. Unë shpresoj që fillimin e reformave mund ta fillojmë, dhe i bëjë thirrje Marko Zvëlevskit të jep dorëheqje, Që nesër (e enjte) pres të jep dorëheqje si akt pasi ai e din se me vendim të Qeverisë, Parlamenti e ndërron Prokurorin e Përgjitshëm. Dhe seriozisht apeloj që të përshpejtojë proceset, të jep dorëheqje Marko Zvërlevski, tha Zaev. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=OSS0PC99yMg