Problemin me përmbaruesit kryeministri Zoran Zaev do ta zgjidh përmes grupeve punuese që do të udhëhiqen nga Oliver Spasovski, të cilat duhet të përgatisin ndryshime me të ciat do të ulen harxhimet e përgjithshme për procedurat e përmbaruesve.
Zaev thotë se qeveria do të shfuqizojë edhe harxhimet shtesë të avokaturës, ndërsa shërbimet komunale do të paguhen vetë nga ndërmarrjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në rastet e punëve të noterëve dhe përmbaruesve, duhet të merret parasysh statusi social i qytetarëve tonë. Unë besoj se ulja e tarifës prej 42 në 10 në shërbimet përmbaruese, do të kontribuojë për përmirësimin e statusit social të qytetarëve”, tha Zaev në konferencë për shtyp.
Sipas tij, cilësia e jetës nuk është vetëm në pagat e punëtorëve./Telegrafi/