LSDM premton paga më të larta nëse merr edhe një mandat.
“Paga minimale deri në vitin 2024, përkatësisht deri në përfundim të mandatit të ri të LSDM-së, do të jetë 20 mijë denarë, ndërsa paga mesatare do të arrijë deri 34 mijë denarë”, tha Zaev, në fjalimin e tij në Shtip, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai paralajmëroi dhe rritjen e pensioneve dhe se investimet publike do të jenë 2.2 miliarë euro dhe investime të drejtpërdrejta të huaja prej 1.2 miliardë euro. Kjo sipas tij do të kontribuojë në uljen e papunësisë.
Zaev tha se nëse LSDM fiton besimin e qytetarëve më 14 korrik do të ndërtojë rrugë ekspres 300 kilometra dhe infrastrukturë rrugore prej 950 kilometrave./Telegrafi/