Site icon Telegrafi

Zaev: Po vinë zgjedhjet, protestat duhet të jenë të arsyeshme

Pas njoftimeve të Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike për protesta nëse nuk përmbushet premtimi për 100 mijë denarë për specialistët, kryeministri Zoran Zaev sot ju propozoi që ata të vazhdojnë bisedimet me ministrin e Shëndetësisë dhe me drejtorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor.

“Përpiqemi ta arrijmë 100 mijë denarin, është punë ambicioze që nga më pak se 40 mijë denarë të arrini në 100 mijë denarë për mjekët specialistë për shkak se menjëherë hapen spiralet e pagave tjera. Kur po planifikojmë rritjen e pagave të specialistëve menjëherë duhet ta planifikojmë hapin e ardhshëm për motrat medicinale dhe personelin mejkësor, ata punojnë në mënyrë ekipore”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev tha se po vinë zgjedhje dhe është moderne të protestohet por duhet të jemi të arsyeshëm.

“Si Qeveri me orientim të majtë besojmë në kapitalin njerëzor në shoqërinë tonë dhe investojmë seriozisht aty në vend të punëve joproduktive që i kemi parë në të kaluarën dhe propozoj që sindikata të vazhdojë bisedimet me ministrin e Shëndetësisë dhe me drejtorin e fondit”, tha mes tjerash Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version