Telegrafi

Zaev: Po bëhen përpjekje për t’u siguruar shumica

Kryeministri Zoran Zaev e lëshoi Kuvendin e Maqedonisë, dhe shkoi në Qeveri. Ai para kamerës së TV21 tha se po bëhen përpjekje të sigurohet shumica. Në pyetjen se kur do të fillojë seanca, ai u përgjigj se ai është vetëm mysafir në Kuvend dhe se Kuvendi vendos.

“Këtu jam vetëm mysafir, Kuvendi duhet të vendos. Po bëhen përpjekje të sigurohet shumica. Natyrisht kjo të jetë në rrethana normale”, tha Zaev./Telegrafi/