Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot është takuar me ambasadorin e Holandës në Maqedoni, Vilem Wouter Plomp, me të cilin kanë biseduar për zgjedhjet e mbajtuara më 11 dhjetor dhe situatën paszgjedhore në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga LSDM-ja, Zaev ka theksuar se shumica e qytetarëve në Maqedoni, mbi 600 mijë njerëz kanë zgjedhur ndryshime dhe e ka theksuar përgjegjësinë dhe vendosjen parimore të LSDM-së, në provokimet që më pak i duhen LSDM-së.
“Maqedonia do të fitojë Qeveri të të gjithë qytetarëve kushtuar nevojave të tyre, si dhe reformave të nevojshme për gjyqësi, media, institucione të pavarura të cilat punojnë në shërbim të qytetarëve”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/