Telegrafi

Zaev-Pllenkoviq: Suksesi i Maqedonisë së Veriut është pasqyrim i reformave

 

Kryeministri Zoran Zaev në margjinat e mbledhjes së liderëve të ANTO-s realizoi takim edhe me kryeministrin e Kroacisë, Andrej  Pllenkoviq.

Në takim, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, dy kryeministrat u pajtuan se suksesi i Maqedonisë së Veriut në procesin e  aderimit drejt anëtarësimit të plotë në NATO është pasqyrim i zbatimit të reformave dhe zgjidhjen e sukseshme të gjithë kontesteve  bilaterale, ndërsa anëtarësimi në NATO vjen si vërtetim për zbatimin e këtyre politikave, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Pllenkoviq në takim vërtetoi përkrahjen e fuqishme të Kroacisë për Maqedoninë e Veriut. Në takim gjithashtu është konstatuar se momenti pozitiv është motivim i shkëlqyer për përmirësimin e gabimit të BE-së kur në samitin e fundit të KE-së nuk u  miratua nisja e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/